Këlliçi për median greke: Do vijë dita që Veliaj do të japë llogari para drejtësisë

Anëtari i kryesisë së PD, Blind Këlliçi ka dhënë një intervistë për median greke ‘Propaganda’, ku ka dhënë detaje rreth aferave të korrupsionit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, icnineratorin e Tiranës dhe Dosjen 5D. Gjatë intervistës për median greke, Këlliçi është ndalur edhe në aksionin e opozitës në javën e 18 të saj përpara dyerve të bashkisë më të madhe në vend, ku në çdo protestë është kërkuar dorëheqja e Erion Veliajt.

Belind Këlliçi, në krye të protestave në Tiranë

Ditën që Fredi Beleri, po betohej si eurodeputet Tirana “digjej” nga protestuesit me një portret të Edi Ramës me mbishkrimin “narcos”.

Për 4 muaj me rradhë Tirana jeton në konstelacion të protestave popullore të opozitës para bashkisë, që shumë herë ka pasur përplasje me policinë dhe ka pasur dërhyrje të dhunshme të policisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryetarit socialist Erion Veliaj një njeriu qe e akuzojnë si të korruptuar dhe është i preferuari i Edi Ramës.

Belind Këlliçi, 37 vjeçari, ish-deputet dhe ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës thotë se jemi në protesta të vazhdueshme për 18 javë deri sa SPAK të sjellë para drejtësisë kryetarin e bashkisë Tiranë.

Që prej fushatës se 2023 Këlliçi ka denoncuar Veliajn për shpërdorim fondesh publike dhe blerje votash. Diçka e tillë është e përmendur edhe nga raporti OSCE ODHIR.

SPAK mori disa masa,  7 muaj pas zgjedhjesh duke arrestuar krahun e djathtë të kryebashkiakut Veliaj që ishte dhe në krye të fushatës elektorale të Veliajt.

Protestat që kërkojnë kokën e kryetarit të Bashkisë shpesh kthehen në protesta kundër Ramës veçanërisht që atëherë kur Berisha që nga dhjetori 2023 është në arrest shtëpie. Megjithatë ai u rizgjodh sërish kryetar i PD.

Këtë na e thotë njeriu që i ka ngjitur shpejt shkallët e lidershipit dhe korridoreve. .

Tregues i klimës negative që është krijuar në vend për kryeministrin është dhe fakti që protesta e 11 korrikut thirrur nga PD pati një pjesëmarrje shumë të madhe megjithë temperaturat e larta.

Rama ndodhet në pikën më të ulët të popullaritetit të tij. Qeveria po tronditet nga skandalrt e shumta ministrash e bashkiakësh që shkojnë në prokurori njëri pas tjetrit.

Këlliçi thotë se ne si opozitë jemi të vendosur të protestojmë deri në krijimin e një qeverie teknike që do organizojë zgjedhje të lira e ndershme që parashikohen të mbahen në prill të 2025.

Skandalet e mëdha janë kryesisht ai i inceneratorëve me 130 milionë euro e 30 milionë eurot e vjedhura të 5D

Do vijë dita që Veliaj do të japë llogari para drejtësisë, madje pak ditë më parë ish-zëvëndësi i tij Arbian Mazniku u thirr në prokurori.

Megjithëse kontrata për inceneratorët ka 7 vite ata nuk funksionojnë ndonëse vazhdojnë pagesat

Këlliçi përmend një tjetër skandal, atë të Eco- Tirana, që u lidh me kompaninë italiane në Verona për mbledhjen e plehrave, por kjo kompani është akuzuar për pastrim parash dhe lidhje me  Ndranghetën.

About Redaksia

Check Also

Pse Ivanka Trump zhduku të gjitha fotot?/ Loja Rama-Soros për të bërë pis Presidentin Trump

“RD” Nga mbërritja e Ivanka Trump në Shqipëri dhe deri në momentin e largimit të …