Bardhi-Ramës në Kuvend: Je vëllai i Olsit… Pse nuk e ke sjell Olsin?

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e sotme në Parlament ka nisur me tensione, ku deputetë të opozitës kanë krijuar zhurmë pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën për procedurë.

Deputetët e opozitës kanë krijuar zhurmë teksa krye parlamentarja Lindita Nikolla njoftonte pikat e diskutimit pasi ata kishin kërkuar interpelancë për këto figura.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar me llogari Edi Ramës se përse nuk e ka sjellë të vëllanë në senancën e fundit plenare të thirrur prej kryeministrit.

“Pse nuk e sjell Olsin? Je vëllai i Olsit… Pse nuk e ke sjell Olsin?”, dëgjohet t’i drejtohet Bardhi kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm në seancën plenare në Kuvend për ndryshimet në qeveri.

Bardhi ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se është përjashtuar nga seanca.

Gazmend Bardhi iu afrua foltores duke iu drejtuar me fjalën “turp, na the që je edhe sëmurë”.

Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!

Nikolla: Je i përjashtuar nga seanca, nuk e merr dot fjalën për procedurë.

Bardhi: Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin!

Nikolla: Të të vijë turpo për fjalët që përdor

Ndërkohë garda është bërë gardh para foltores.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …