Bardhi-Nikollës: Të shkarkoi si leckë…Gënjeve se je e sëmurë

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur ditën e sotme në Parlament, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka përjashtuar dhe është përgjigjur se kësisoj ai nuk mund të marrë fjalën.

Teksa foltorja e Parlamentit është rrethuar nga gardistët, Bardhi është afruar i shoqëruar nga deputetë të tjerë demokratë, ndërsa i është drejtuar kryetares së Parlamentit me fjalë të ashpra.

Bardhi ka akuzuar Nikollën se ka gënjyer dhe se ka thënë se ishte sëmurë, duke iu referuar njoftimit të saj për tërheqjen nga detyra për arsye shëndetësore në seancën e të premtes dhe se Rama e ka shkarkuar si leckë.

Debati në Kuvend:

Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!

Nikolla: Je i përjashtuar nga seanca, nuk e merr dot fjalën për procedurë.

Bardhi: Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin!

Nikolla: Të të vijë turp për fjalët që përdor!

Bardhi: Të shkarkoi si leckë…

 

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …