Dumani mban në kasafortë përgjimin 43 milionë euro të Linda Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar u shpreh se, në intervistën e mbrëmshme, Ahmetaj rikonfirmoi denoncimin që lideri i opozitës ka bërë para qytetarëve për Linda Ramën. Sipas Berishës, me rrëfimin e tij, Ahmetaj bëri një autopsi të këtij sistemi që duhet të përmbyset një minutë e më pare

“Arben Ahmetaj rikonfirmoi denoncimin që kam bërë unë para jush për Linda Ramën.

Sigurisht nuk e kam kurrë me kënaqësi që ta atakoj një bashkëshorte, një grua, një nënë, cilado qoftë ajo.

Por nuk mund të hesht kur kujtoj me qindra mijëra nëna që nuk i japin dot ushqimin fëmijëve të tyre, që nuk blejnë dot ilaçet për fëmijët e tyre.

Kur kujtoj dhjetëra mijëra të sëmurë që vdesin për ilaçe.

Kurse Linda e regjistruar me regjistrim ambiental del se merret me tendera, po jo kështu sasi të vogla, jo mo jo, 43 milionë euro.

Dhe Edi Rama kërcënon guximtarin që nuk pajtohet.

Është i regjistruar tjetri.

Altin lake Dumani mban regjistrimin në kasafortë, por Ahmetaj premton se ai ekziston edhe diku tjetër.

Garantoj Edi Ramën dhe Linda Ramën se do përgjigjen, drejtësia vonon po nuk harron, së bashku me Dumanin e tyre.

Arben Ahmetaj u tregoi mbrëmë shqiptarëve se ekzistojnë filmime në Dubai të cilat tregojnë qeveritarët shqiptarë me McGonigalin, duke vizituar fabrika.

Me McGonigalin lidhja numër 1 ishte e Edi Ramës, sigurisht kishte edhe zyrtarë të tjerë të lidhur me të.

Por ai ishte lidhje vetëm e Edi Ramës.

Dhe të presësh ti të hetojë Dumani.

Pra, unë mendoj se me rrëfimin e tij, ai bëri një autopsi të këtij sistemi që duhet të përmbyset një minutë e më pare”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon me gaz dhe ujë besimtarët në Xhaminë e Namazgjasë, pëloten fëmijë, gra e të moshuar

Gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia ndaj protestuesve paqësore përballë Kuvendit të Shqipërisë, …