Protesta/ Banorët bllokojnë aksin Thumanë-Kashar dhe përplasen me policinë

Disa qindra banorë të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë nisur sërish një protestë. Baorwt kanw bllokuar aksin Thumanë-Kashar duke u përplasur me policinë dhe bllokuar autostradën Thumanë-Kashar.

Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i dhënë akses banorëve që të ndërlidhin dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re.

Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.

Deri më tani nga ARRSH apo nga ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa përgjigja e vetme që i është ofruar banorëve janë disa qindra policë, që zhbllokojnë forcërisht rrugën dhe më pas ndalojnë protestues.

About Redaksia

Check Also

“O milet, Rama ka siklet”! Mijëra qytetarë dhe diaspora marshojnë nëpër Tiranë

Dita e 63-të e fjalimeve në podiumin e protestës në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll …