Shpërthen revolta, policia përplaset fizikisht me protestuesit në aksin Kashar-Thumanë

Tensionohet situata në banorëve në autostradën Thumanë-Kashar. Policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar aksin rrugor, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike. Disa nga protestuesit janë shfaqur me flamuj kombëtar dhe ato amerikanë në duar, ndërsa janë krijuar radhë makinash në të dy anët e autostradës.

Policia ka tentuar të zhbllokojë aksin duke zhvendosur banorët anash autostradës duke i shtyrë forcërisht ku një prej efektivëve ka goditur një qytetar i cili po protestonte sëbashku me fëmijën e tij të mitur në krah. duke e gjakosur.

Polici goditi me xhamin e skafandros qytetarin në fytyrë i cili mbante në krah fëmijën dhe kërkonte të hynte në korsinë e autostradës për të shprehur protestën e tij kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar banorët e kësaj zone që të kenë akses në këtë aks rrugor.

Mijëra banorë kanë dalë sërish në protestë për të katërtën herë në autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë të kenë akses hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm për lëvizjen e tyre të përditshme.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit thirrje galerive ndërkombëtare: Mos ekspozoni korrupsionin e Edi Ramës

Ndërkohë që Shqipëria po zien nga protestat ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, ky i …