Nga Adriana KALAJA
Lërini seancat e jashtëzakonshme për Oltat e vullnetët.
Ju e dini se Rama nuk mbron ata, por firmat e veta që ka lëshuar për ata me qëllim forcimin e regjimit.
Dhe do t’i mbrojë sërish.
Nëse keni VULLNET dhe DËSHIRË, kërkoni seancë të jashtëzakonshme për lirimin e Prof. Dr. Sali Berishës.
Ky duhet të jetë kushti i kushteve.
Nëse keni VULLNET dhe DËSHIRË, filloni procedurat, fillimisht për pezullimin dhe me objektiv final pas procedimit disiplinor, shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që prej 8 muajsh (mbi 10 muaj Abi Malltezi) mbajne në arrest politik Kryetarin e PD dhe Liderin e Opozitës;
- Irena Gjoka.
- Altin Dumani.
- Enkeleda Millonai.
- Arben Kraja.
- Ilirjana Olldashi
- Sokol Binaj.
- Ilir Panda.
- Sandër Simoni.
A ka ndonjë jurist me minimumin e njohurive të pranojë se pas 3 vitesh hetim, arreston personat nën hetim pa prova, fakte, akuzë dhe, pas 6 muajsh shtyn 3 herë afatin e hetimeve???????
Nëse Ju nuk mbroni historinë dhe kontributin 32 vjeçar të Doktor Berishës dhe PD, si do na mbroni ne ndaj padrejtësisë sot e nesër?
Artur Metani ka filluar të flasë e të ankohet.
Ndaj dhe ju tregoni se keni VULLNET dhe DËSHIRË t’a bëni rolin Tuaj që J’ua kemi dhënë me votë.
Atëhere bëjeni sot.
Duhej bërë dje.
Asnjëherë nuk është vonë për punë të mira.
Jepni shembullin që e doni Berishën në krye të PD dhe Opozitës për fitoren e 2025.
N’a i kurseni lojrat e dala mode.
Aq më shumë në këto temperatura të larta.
Lërini dhe pushimet…….
Të tjerat janë show e teatër, që Edvinit të Kristaqit dhe Olsit të Xibrakës i pëlqejnë shumë .
I shkojnë edhe për shtat.
Sidomos “teatri” dhe “filmat” me “opozitarë”.
Bëjeni sot.
Duhej bërë dje…..
Këtu fillon rikthimi i Shtetit Ligjor të së Drejtës.
Ndryshe, asnjë Deputet që nuk tregon me veprime konkludente se është kundër kësaj farse antiligjore, antikushtetuese dhe kriminale,
Nuk më përfaqëson më.
Nuk mund të më përfaqësojë mua një deputet që përkrah dhe mbështet veprimet kriminale të SPAK dhe segmenteve të caktuara të sistemit të drejtësisë kundra Prof. Dr. Sali Berishës, PD dhe Opozitës.
Kaq.
O sot, o kurrë.
Ja të vdesim, ja të rrojmë për Liri.