Hetimi për prishjen e TK/ Kalaja: Veliaj, si autor krimi kthehet gjithmonë në vendin e krimit

Aktivistja dhe avokatja Adriana Kalaja në natën e 221 të qëndresës qytetare ndaj arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha ka bërë publik lajmin, se SPAK ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për shembjen e Teatrit Kombëtar, vite më parë.

Gjatë fjalës së saj, Kalaja tha se presioni i vazhdueshëm i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit ka vënë më në fund në lëvizje organin procedurial, ndërsa ka paralajmëruar Veliajn se qytetarët nuk do t’ia falin kurrë krimet që i ka bërë Tiranës.

“SPAK nisur dhe nga presioni jonë i vëmëndshem hetim penal ndaj bastardit Erion Veliaj për prishjen e Teatrit Kombëtar. Dy herë brenda korrikut shkoi gjoja për të parë punimet, dhe gjithmonë e kam thënë që është në panik dhe frikë për të mbyllur krimet. Siç e denoncova së fundmi, përuroi që artistët do kenë parkim falas, është aq qesharake. Autori i krimit kthehet gjithmonë në vendin e krimit. Ne atij bastardi s’do t’ia falim krimet e Tiranës, incineratorin, kompaninë 5D, gjakun e Gjoklajt.

Lufta që kanë antishqiptarët për identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore të Tiranës. Punimet për Tetarin Kombëtar kanë nisur në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses, Strasburgut, hetimet që po bëhen në SPAK. S’kanë marrë asnjë mase preventive për turpin e tyre, e kemi kërkuar 38 herë. Opozita është qëndresë, rezistentcë. Opozitën e bëri dhe Basha po e shiti PD, të gjitha kauzat. Opozitën e bën ai që ka moral, integritet dhe që ka besim në fitoren dhe rrugën e drejtë. Barabarët kujtojnë se e larguan Berishën nga ne, po e afruan më shumë te ne”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …