Mbetjet toksike/ Berisha: I bëj thirrje EuroJust dhe Europolit të vijnë të hetojnë këtë krim monstruoz

Në fjalimin e tij në tubimin e përnatshëm në “Rrugën e Shpresës”, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër autoritetet shqiptare dhe qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Ai ka kërkuar që EuroJust dhe Europol të ndërhyjnë për të hetuar akuzat për krime dhe abuzime të supozuara nga qeveria ndaj qytetarëve shqiptarë. Berisha ka theksuar nevojën për mbështetje ndërkombëtare dhe për protesta të fuqishme nga qytetarët, duke e cilësuar situatën si një kërcënim të madh për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

“Të dashur miq!

Le të falenderojmë ne përfaqësuesit e rrjetit ndërkombëtar të Bazelit.

Le të falenderojmë për mbrojtjen që ata po i bëjnë interesave, shëndetit dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, duke gjurmuar hap pas hapi këtë veprimtari të tmerrshme kriminale të autoriteteve shqiptare.

Mirënjohje të pakufishme.

Por ftesa ime është të dërgojnë misione, të hetojnë në tunele të Shqipërisë, aty ku fshihet e vërteta e biznesit kriminal të Edi Ramës.

Aty do të mësojnë se cili është Edi Rama dhe banda e tij që qeveris Shqipërinë.

I bëj thirrje EuroJust, Europolit, të vijnë dhe të hetojnë këtë krim monstruoz që autoritetet e vendit bëjnë ndaj qytetarëve shqiptarë.

U bëj thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme kundër këtyre kriminelëve që janë të aftë të trafikojnë, të kërcënojnë, të rrezikojnë çdo jetë të qytetarëve shqiptarë për tu pasuruar vetë me veprimtari të tillë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi dhe Tabaku takim në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Takabu po zhvillojnë një …