Mbetjet toksike/ Berisha: Për Altin mercenarin ky është një krim intelektual dhe ai nuk merret me krime intelektuale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në tubimin e përnatshëm në “Rrugën e Shpresës” ka denoncuar ashpër autoritetet shtetërore për rolin e tyre në transportin e paligjshëm të helmeve dhe lëndëve të rrezikshme, duke i akuzuar ata për bashkëpunim në një aferë kriminale që rrezikon jetën e qytetarëve dhe mjedisin.

Berisha theksoi se, heshtja e institucioneve përballë këtij krimi është dëshmi e përfshirjes së tyre në këtë veprimtari të strukturuar kriminale, duke e quajtur këtë situatë një kërcënim të madh që kërkon urgjentisht formimin e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira.

“Të dashur miq!

Ndonëse transporti i paautorizuar i helmeve dhe lëndëve të rrezikshme përbën kërcënim madhor për njerëzit dhe mjedisin.

Ndonëse në këtë aferë janë përgjegjës direkt Ministria e Financave, e Mjedisit, me ligj Ministria e Infrastrukturës, lubi Balluku, ministri aktual i Mbrojtjes, dezertori i shërbimi ushtarak, Pirro Vengu.

Megjithatë Skrapi i partisë hesht në mënyrë më kriminale, më të paturpshme.

Hesht për tu dëshmuar shqiptarëve se nuk është gjë tjetër veç se një vegël e verbër në duart e kësaj bande kriminale.

Hesht para një afere e cila nuk mund të kurrë të realizohet pa një grup të strukturuar, apo organizatë të strukturuar kriminale të jo më pak se katër apo pesë institucioneve.

Nuk mundet kurrë të realizohet pa shkelje të rënda të ligjeve, e me gjithë këtë për Altin mercenarin ky është një krim intelektual, dhe ai nuk merret me krime intelektuale. E ka fjalën për intelektualin e Edi Ramës.

Ky qëndrim i papërgjegjshëm ky qëndrim në mbështetje të këtij krimi të madh, i skapit të partisë, bën gjithnjë e më jetike betejën e tonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …