Denoncimi tek Berisha: Si po i mashtron Rama pensionistët me shtesën 3 mijë lekë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një denoncim që ka mbërritur në adresë të tij nga një qytetar nga Elbasani. Qytetari shpjegon në mesazhin që ka publikuar Berisha se, qeveria po i mashtron pensionsitët për 3 mijë lekëshin që u kishte premtuar. “Rama e përdor për propagandë gjoja se pensionistët u paguan”, shkruan qytetari duke shpjegur se e vërteta është krejt tjetër.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ja si i mashtron pensionistët Edvini!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor, të uroj forcë, shëndet dhe jetë të gjatë. Jam një qytetar nga Elbasani dhe desha t’ju bej me dije mashtrimin e radhës të qelbacit Rama. Unë kam babain pensionist dhe sot mori pensionin me shpresën se do merrte dhe atë 3000 lekësh që premtoi Ramoviçi por, çdo gjë ishte një genjeshtër, babait i thanë, je në një kurorë me djalin, pra konkretisht me mua, që të përfitosh lekët duhet të ndahesh, të figurosh vetëm. I nderuar Doktor, ju informova se ky e përdor për propagandë gjoja se pensionistët u paguan. Me shpresë dhe besim të plotë që ju do ta denonconi, do ta bëni publike. Dhe një herë faleminderit.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply