Një sasi lëndë eksplozive e dyshuar si tritol ka shpërthyer në afërsi të urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës. Dyshohet se tritoli është vendosur në derën e një agjencie funerale që ndodhet aty afër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga ky shpërthim mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shpërthimit me lëndë eksplozive. Nga dyshimet e para policia mendon se kjo ngjarje mund të lidhet me konkurrencën mes agjencive funerale në Shkodër por nga ana tjetër po hetohen edhe pista të tjera të mundshme.
Gazeta RD