Pasi kontrolon totalisht mediat në Shqipëri, Rama ka shpërthyer në një histeri kundër rrjeteve sociale duke i quajtur ato armë në duart e Rusisë dhe Iranit.
Rama, ka ngritur shqetësimin në Forumin e Bledit lidhur me ndikimin e mediave sociale, duke theksuar se këto platforma janë aseti më i madh që rusët dhe iranianët kanë.
Ai u shpreh se rusët dhe iranianët po depërtojnë në vendet demokratike nëpërmjet mediave sociale, duke shkatërruar çdo ditë fëmijët dhe ndjenjën e komunitetit.
Teksa u ndal tek rrjeti social TikTok, të cilin e konsideroi “ferri mbi tok”, Rama shtoi më tej se “nëse nuk kuptojmë se liria e shtrirjes nuk është e njëvleftshme me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë të ardhmen”.