Noka: Do përballemi me makinerinë e narkoshtetit që blen masivisht dhe tjetërson votën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën hapëse të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Noka ka paralajmëruar se kjo vjeshtë do jetë e nxehtë, pasi opozita do të përballet me makinerinë e narkoshtetit që përdor krimin drogën, përdor administratën publike, patronazhistët paratë  e pista të drogës dhe korrupsionit për blerje masive të votës për mbyllje të gojës dhe për tjetërsim të votës.

Noka: Në tërësi vjeshta do të jetë e nxehtë, përballje pasi siç e dimë që përballë nesh qëndron jo thjesht një kundërshtar politik por përballë ne kemi makinerinë e narkoshtetit që përdor krimin drogën, përdor administratën publike, patronazhistët paratë e pista të drogës dhe korrupsionit për blerje masive të votës për mbyllje të gojës dhe për tjetërsim të votës.

Rendi i ditës është diskutime rreth këtij aksioni opozitar të vjedhtës dhe pikë tjetër janë çështje të brendshme organizative dhe pikë tjetër janë çështje të brendshme organizative dhe pika e fundit të tjera.

Për më shumë rreth aksionit politik të PD dhe opozitës do t’i japim fjalën Kryetarit të PD, Prof. Doktor Sali Berishës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …