Berisha: Altin Dumani, ky avokat i shpifur i krimit, s’guxoi ta pyeste Ymer Lalën për denoncimin për vrasje!

Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka cilësuar një avokat të shpifur në shërbim të krimit, kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Berisha tha se, Altin  Dumani nuk kishte guximin më të vogël të pyeste Ymer Lalën, pas një denoncimi të bërë për vrasje ndaj këtij të fundit.

Gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij, Berisha tha se, asnjëherë Lala nuk u pyet nga Dumani për vrasje.

“Altin Dumani, ky avokat i shpifur i krimit, ishte ngarkuar të merrte në pyetje Ymer Lalën, i cili ishte denoncuar për vrasje nga një i penduar.

Nga 19 pyetje që i drejtoi mercenari, asnjëra prej tyre nuk ishte për vrasjet.

Ky është hetimi i krimit elektoral që bën njeriu i cili kryeson organizatën kriminale të Skapit të partisë.

Në dosjet, dhe ato janë gjithsej të hapura nga 35, vetëm 4 prej tyre, në këto dosje dalin prokurorë, dalin gjykatës.

Dhe Altin Dumani na thotë se policët, po ai vetë është i tillë.

Ai është vetë para kriminelit përkulet, nuk guxon ta pyesë për denoncimin që i është bërë.

Dhe i gjithë Skapi e din këtë, ndaj i varin teneqenë këtij shërbëtori të Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …