Protesta Thumanë – Kashar, banorët afat Ballukut për zgjidhje deri të hënën

Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve të Thumanës, që po kërkojnë hapjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Banorët kanë thënë se kanë zhvilluar edhe një takim informal me kryetarine Bashkisë së Krujës, por nuk kanë pasur një përgjigje.

Banorët kanë lënë afat deri ditëne hënë për të marrë një përgjigje, dhe në të kundërtën ata do të rikthehen sërish në rrugë për të kërkuar zgjidhjen.

Banorët e kësaj zone një thirrje kanë bërë edhe për Belinda Ballukun, së cilës i kërkojnë të gjejë një zgjidhje për kërkesat e tyre.

Ata duan të kenë dalje në rrugë, pasi autostrada Thumanë – Kashar nuk ia mundësonë një gjë të tillë, madje ata ndihen të bllokuar.

Protestuesit janë përplasur edhe me policinë disa herë.

About Redaksia

Check Also

PD: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

Deklaratë e Partisë Demokratike Përbaltja me porosi të Ramës e heronjve të UÇK, akt i …