Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një tjetër prononcim për mediat, pasi është rikthyer në banesën e tij, nga SPAK. Berisha u shpreh se, tani qëllimi është një revoltë popullore të përgjithshme me qëllim rikthimin tek shqiptarët të votës së lirë.
Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha
Sali Berisha: Qëllimi është krijimi i qeverisë teknike. Me Edi Ramën zgjedhje të drejta nuk ka.
Pyetje: Si do ti imponoheni mazhorancës z. Berisha për qeveri teknike?
Sali Berisha: Me një revoltë të përgjithshme, një lëvizje të përgjithshme e cila synon për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Pyetje: Kur do të mbahen këto protesta, çfarë date?
Sali Berisha: Nuk ka një datë, por do të caktohet shpejt.
Pyetje: A ishit të kënaqur sot me pjesëmarrjen e qytetarëve, demokratëve në mbështetjen tuaj para SPAK.
Sali Berisha: E jashtëzakonshme.
Pyetje: A do të ketë një rikthim të aksionit në parlament?
Sali Berisha: Opsioni është popullor kësaj here, synohet një aksion mbarë popullor.
Pyetje: Si do të koordinoheni ju me pjesën tjetër të partisë, pasi nuk është njëlloj si të jesh në terren.
Sali Berisha: Njëlloj nuk është, por komunikimi do të jetë non stop.
Pyetje: A do të keni një komunikim me aleatët z. Berisha?
Sali Berisha: Me të gjithë pa përjashtim.