“Linda m’u hodh në fyt, Rama më mori telefonin/ Gazetari tregon përleshjen me çiftin kryeministror në Vuno

Një incident i raportuar të enjten në Vuno ka përfshirë gazetarin dhe publicistin Arjan Konomi, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në zonë.

Konomi, banor i Vunoit, ka deklaruar se shkak i përplasjes është bërë parkimi i automjeteve të eskortës së kryeministrit në një hapësirë ku, sipas tij, qytetarët ndëshkohen nga policia kur parkojnë.

Në një rrëfim të publikuar në rrjetet sociale, Konomi pretendon se është thirrur për të sqaruar situatën, por më pas situata është tensionuar. Ai thotë se ka pasur një përballje me pjesëtarë të eskortës dhe policisë, ndërsa më vonë është shoqëruar në Komisariatin e Himarës, ku pretendon se është mbajtur për disa orë.

Në deklarimet e tij, Konomi ka ngritur gjithashtu pretendime për një sjellje agresive nga Linda Rama gjatë përplasjes. “Mu hodh nw fyt si histerike, Rama me mori telefonin, pastaj mw morwn 4 bodigardw dhe mw mbyllwn nw qeli”, thotw Konomi.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Historitë dhe histeritë me deputetin Luan Baçi nuk e shpëtojnë dot Organizatën Kriminale…

Nga Adriana KALAJA Shumë e sforcuar sot historia dhe histeria që regjimi, për të mbuluar …