Rama ndërsen zagarët ndaj Fondacionit të Fëmijëve me Autizëm, ku Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar prokurorët se janë ndërzyer nga Edi Rama për të hetuar fondacionin e fëmijëve me autizëm të zonjës së tij, Liri Berisha, e cila shërben pa pagesë.

Berisha tha se, Rama ndërsen zagarët të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim.

“Miqtë e mi, unë paraqita këto para jush për të kuptuar se çfarë kriminelësh të shpifur, çfarë horrash pa nder, pa dinjitet.

Se njeri që i thotë vetes njeri, që ka familje, ka miq, ka shokë, do të kishte turp nga vetja. Do të pështynte mbi veten e tij para se të vepronte në këtë mënyrë.

Kjo është drejtësia e re.

Kjo është drejtësia e Edi Ramës.

Pse i bëjnë këto veprime?

I bëjnë këto veprime se Sali Berisha çdo ditë, çdo natë ka denoncuar vjedhjet e Edi Ramës.

Ka denoncuar vjedhjet e Olsi Ramës.

Ka denoncuar Linda Ramën.

Dhe çfarë bën Edi Rama? Ndërsen këta zagarë të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim.

A mund të imagjinoni një gjë të tillë? Se u thotë Linda, meqenëse Berisha po më denoncon, shkoni njëherë dhe gjeni diçka aty.

O turpe dheu, o hajdutë, o racë hajdutësh.

Bashkë me Dumanët, Krajët dhe fundërrinat do merrni atë që meritoni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si …