“RD”
Sot regjimi u tremb. Atje në rrugicën e burgut ku janë bërë bashkë drejtësia e re dhe pushteti, disa mijëra qytetarë dolën kundër persekutimit të ri politik që regjimi po kërkon të instalojë me burgosjen e liderit të opozitës.
Regjimi u tremb sot për disa arsye.
E para, atje u pa se revolta është gati të shpërthejë. Ishte paralajmëruar si protestë solidarizimi me Berishën, por ajo e tejkaloi solidaritetin dhe u shndërrua në revoltë, ku protestuesit ishin gati të bënin shumë më tepër se solidarizimi. Ishin gati për sakrifica edhe më të mëdha.
E dyta, mesazhi që mori regjimi ishte se njerëzit e lirë nuk kanë frikë dhe mjaftojnë disa qindra apo mijëra që të kthehen në një uragan përmbysjeje. Mos harroni se kështu ishte edhe në Dhjetorin ’90. Ata që e nisën ishin vetëm disa dhjetra, që u shndërruan në një stuhi shkatërruese për dikaturën.
E treta, pse regjimi u tremb ishte se ata e dinë forcën e njerëzve të lirë kur ata vendosin të reagojnë ndaj padrejtësisë. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me mercenarët e mirëpaguar nga pushteti. Të paktën sot ata morën mesazhin se po rikthehet një opozitë e vendosur për betejë jetë a vdekje.
Dhe e katërta, për të cilën nuk e zë gjumi kreun e këtij regjimi, është forca e liderit të opozitës. Sali Berisha në vetëm pak metra ecje shkërmoqi të githë propagandën e Partisë-Shtet.