Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara mbështetësve është shprehur se Fatmir Bektashi, Xhim Begeja, Jamarbër Malltezi, i kanë dhuruar kryeqytetit në tokën e tyre, me paratë e tyre, kopshtin më modern të të gjithë Tiranës për fëmijët e komunitetit.
Berisha shtoi se këta të tre, që janë sot të pandehur vetëm për shkak të Sali Berishës, strehuan 42 familje ose u dhanë atë që kërkuan, të cilët ishin të strehuara në zonën nën lokalet e klubit Partizani.
“Fatmir Bektashi, Xhim Begeja, Jamarbër Malltezi, i kanë dhuruar kryeqytetit në tokën e tyre, me paratë e tyre, kopshtin më modern të të gjithë Tiranës për fëmijët e komunitetit.
Këta të tre, që janë sot të pandehur vetëm për shkak të Sali Berishës, strehuan 42 familje ose u dhanë atë që kërkuan, të cilët ishin të strehuara në zonën nën lokalet e klubit Partizani.
Nuk nxorën asnjë në rrugë.
Nuk kërkuan kurrë mbështetjen e policisë për t’i përzënë si pushtues.
Përkundrazi ndanë me ta një pjesë të ndërtimeve të tyre për të mos i lënë të pastrehë dhe të tjerëve u dhanë një shpërblim për largimin nga toka e tyre.
Pra, Xhim Begeja me ekipin e tij pak vite më parë, valëviti flamurin e kombit në majën e Everestit.
Sot, soji i hajdutit, soji pa soj, se nuk po e lëshoj gojën, i Edi Ramës, i vë ata nën akuza false vetëm e vetëm për urrejtje ndaj Sali Berishës.
Akuzon Fatmir Bektashin, të cilin unë sot e falënderoj për atë sponsorizim që ka bërë, por mësova nga akuza e Edi Ramës.
Pse u ndala këtu?
Në asnjë rrethanë, as në diktaturë, kjo nuk ndodhte kurrë.
Një veprim i kryer për llogari të një institucioni, pa asnjë lidhje, pa asnjë ndërhyrje nga Sali Berisha, por i kryer në përputhje të plotë me ligjin, të dënohet tjetri për të, për diçka që nuk ka asnjë lidhje. Kjo është fytyra e vërtetë e Skapistëve pa fytyrë”, tha Berisha.
Gazeta RD