Berisha: Kjo është fytyra e drejtësisë së Xhorxh Sorosit, ndaj dhe sot më shumë se kurrë, të gjithë të ngrihemi në këmbë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se, Kjo është fytyra e drejtësisë së Xhorxh Sorosit, ndaj dhe sot më shumë se kurrë, të gjithë të ngrihemi në këmbë.

Berisha tha se, çfarë dallimi ka motra biologjike e Taulant Ballës, ndrikulla e krimit Millonai me ish-xhelatët e policisë sekrete të Enver Hoxhës?

Berisha: Avoketërve të krimit, u them se ju që mbroni Skapin me pretekstin se e krijoi Amerika, ju jeni të aftë të përdorni Amerikën për të mbuluar çdo krim, çdo vjedhje, ço hajni, çdo poshtërsi.

U them se ju nuk keni ndërgjegje njerëzore, nuk keni moral. Keni moralin e hienave, keni moralin e çakenjve që lëpini kockat që u hedhin.

Jeni ju njerëz? A mund të akuzohet tjetri për korrupsion të lartë pse ka sponsorizuar një personalitet të madh të muzikës italiane dhe jo për koncert, se mund të ishte për koncert, jo, jo, për një nderim presidencial?

Po çfarë dallimi ka sigurimsi Arben Kraja?

Çfarë dallimi ka mercenari Altin Dumani?

Çfarë dallimi ka motra biologjike e Taulant Ballës, ndrikulla e krimit Millonai me ish-xhelatët e policisë sekrete të Enver Hoxhës?

A ka nënshtrim, a ka poshtërim më të madh, merr të pandehur njerëz që kanë ndërtuar në trojet e veta, që kanë paguar çdo qindarkë, që i kanë dhënë komunitetit kopshtin, i kanë lënë 1500 metra për gjimnaz?

Dhe janë fajtorë sepse janë kushërinjtë apo ortakë me dhëndrin e Sali Berishës.

Qytetarë dhe qytetare, kjo është fytyra e Edi Ramës.

Kjo është fytyra e xhelatit, e bastardit të xhelatëve, Kristaq Rama dhe Spiro Koleka.

Kjo është fytyra e drejtësisë së Xhorxh Sorosit, ndaj dhe sot më shumë se kurrë të gjithë në këmbë, në protestë, qeveri teknike, zgjedhje të lira, ndryshim pushteti.
Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

SHBA bllokon vizat për të afërmit dhe anëtarët e kartelit “Sinaloa”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të vizave për dhjetëra individë …