Anëtari i Departamentit të Sipërmarrjes në PD, Zef Gjoka, gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm poshtë shtëpisë së liderit të PD, Sali Berisha, rikujtoi dhe njëherë Edi Ramës se Mirëdita ka qënë e do të mbetet demokratike dhe do të votojë djathtas në zgjedhje.
Gjoka u shpreh se nga 50 shkolla, tashme në 12 vite qeverisje, Edi Rama ka lënë vetëm 5 shkolla në Mirditë.
“Në vitet 50 Ndrec Ndue Gjoka i kërkoi Enver Hoxhës 50 shkolla në Mirditë, dhe kjo fjalë atëhere u bë kengë për gjithë popullin shqiptar, paska pas merita të mëdha Ndrec Ndue Gjoka sepse fati i keq i këtij të gjatit tonë që nuk i them dot kryeministër se vetëm kryeministër që nuk është, e ka çuar Mirdtën në 5 shkolla, dhe ma thotë mëndja që për 3-4 vjet ai e çon në një shkollë.
Unë tani do të flas për disa investime që mund të kishte bërë ky i gjati në 12 vjet, por ka bërë vetëm fasada, nëse do të ishin investar paratë që janë harxhuar për inceneratorin, po mar vetëm 100 milionë euro, i lëmë 300 ti hajë dreqi siç i ka ngrënë, ai do kishtë bërë 100 parkime nëntokësore e mbitokësore, dhe me 100 parkime mund të parkohen në orë 10 mijë makina dhe nuk do ta kishim këtë katrahurë nëpër qytete me pluhur e ndotje.
Me 2 milionë euro, një rreth i tërë mund të investojë ne bujqësi dhe mund ta kalojë madje edhe Zvicrës me ate që mund të bëjë më 2 milionë euro.
Para pak ditësh ne u njohën me komunistat e radhës, me sekretarët e radhës së partisë së punës, komuniste, fashisë çfaredo është që na ka i ka sjellë nëpër rrethe për të blerë vota e për të shpërndarë lekë e thasë mielli.
Në Mirditë na ka sjellë një Haxhillesh me mjekër që ne nuk e duam, Mirëdita e madhe sot ka 3 kryetarë bashkie, Fusharrëzi që është në Mirëditë, Puka që është në Mirëditë, edhe Mirëditë Rrësheni që është në Mirëditë, pra ne mirëditarët kemi pasur gjithmonë një shtet demokratik dhe shtet demokratik kemi për të pasur edhe në 2025”, u shpreh Gjoka.
Gazeta RD