Malltezi: SPAK fsheh dokumentat zyrtare! Në dosje nuk thuhet se propozimi i tjetërsimit të klubeve filloi me qeverinë Nano…

Argita Malltezi, e ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon dhe dy ekspertët Brisida Shehaj dhe Klodian Tomorri, sqaroi opinionin se në dosjen e SPAK për ish-klubin Partizani nuk janë marrë në shqyrtim dokumenta zyrtarë dhe se është manipuluar me faktet.

Sipas Malltezit, propozimi për tjetërsimin e klubeve ka ndodhur në vitin 2005 nga ministrat Angjeli dhe Klosi, pra nga qeveria paraardhës dhe këtë fakt SPAK e fsheh.

‘Ky është konfuzioni që duan të krijojnë. Në paragraf thonë që në mes të vitit 2005 nuk e përmendin qeverinë Nano dhe në paragrafin tjetër fillon me Sali Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 dhe duan krijojnë idenë se e filloi Berisha’, theksoi Malltezi.

Intervista në studio

Malltezi: Kur ka ndodhur propozimi për tjetërsimin e klubeve? Ka ndodhur në vitin 2005 nga ministrat Angjeli dhe Klosi, pra nga qeveria paraardhës dhe këtë fakt SPAK e fsheh. Thotë që nga mesi i vitit 2005 kanë filluar bisedimet për filluar privatizimin dhe nuk thotë që ky ka qënë propozim sepse ai në moment të parë ka qënë propozimi jo vendimi, pra momenti i tjetërsimit, jo merret vendim të tjetërsohet.

Meço: Kam dokumentin. Në kokë është zoti Pandeli Majko ministër i Mbrojtjes. Ju thatë që ishte zoti Angjeli, zoti Klosi dhe zoti Majko asokohe.

Malltezi: Jo Majko… Në atë kohë familjet pronare arritën të gjenin këto dy dokumenta. SPAK jo vetëm që nuk i administroi këto dy dokumenta në origjinal por një nga pretendimet që ngre është se si ka mundësi që këta i kanë në fotokopje ç’ka tregon se këta kanë pasur akses në dokumenta zyrtare. Aksesi me ligj u garantohet të gjithë shtetasve shqiptarë.

Meço: Ju po thoni që propozimi për këtë ndryshim fillon në qeverinë e zotit Nano.

Malltezi: Për dhënien me koncesion…

Shehaj: Te pronarët zonja Malltezi, ka pasur edhe funksionar të PS?

Malltezi: Ka pasur dhe s’kemi pse t’i përmendim. Këto dokumenta janë iniciuar me shtysën e subjektit juridik që shfrytëzonte terrenin pa tagra.

Meço: Dua të rri te viti 2005 që pati zgjedhje…

Malltezi: Ky është konfuzioni që duan të krijojnë. Në paragraf thonë që në mes të vitit 2005 nuk e përmendin qeverinë Nano dhe në paragrafin tjetër fillon me Sali Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 dhe duan krijojnë idenë se e filloi Berisha.

Meço: Zoti Berisha erdhi më pas dhe u bë efektiv në shtator-tetor 2005.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama nuk ndërton kulla për njerëzit që jetojnë sot, por për një fiksim që ai ka për veten në histori

Nga Ndriçim KULLA Dihet se çdo pushteti, kur ai pushon së qeni administrim dhe kthehet në …