Gjokutaj: Procesi ndaj Berishës një farsë! Drejtësia e kthyer në një rreth vicioz

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka dalë gjatë ditës së sotme në një konferencë shtypi bashke me avokatët e Berishës dhe Malltezit, për dosjen e mashtrimeve të prokurorëve shërbëtore të Edi Ramës.

Avokati Genc Gjokutaj tha se, procesi ndaj Berishës një farsë! Ai u shpreh se, drejtësia e kthyer në një rreth vicioz.

“Në fakt kolegët në mënyrë shteruese sqaruan të gjithë fabulën e këtij procesi farsë. Unë shkurtimisht do t’ju shpjegoj në fakt ne lidhje me një anë të këtij procesi e cila nuk është sqaruar mirë apo nuk është bërë e ditur e lidhur ngushtësisht me procesin ndaj zotit Berisha. Në fakt kjo dekripton edhe pjesën, qëllimin politik të këtij procesi të ashtuquajtur penal. Është as më shumë as më pak, vendimi i datës 23 maj të këtij viti të Gjykatës së Lartë e cila ka rrezuar kërkesën tonë me objekt dhënien e lejes se deoputetit Sali Berisha për të vajtur në kuvendin e Shqipërisë si deputet i saj.

Kjo gjykatë e ka zbardhur me datën 12 apo 13 shtator këtë vendim, katër muaj mbasi e ka marrë vendimin aq fiks sa ç’është anikimimi në Kushtetuese në fakt. Çfarë ka barë Gjykata e Lartë. Sepse SPAK dhe GJKKO dihen afërmendesh. Ata kanë vijuar qëndrimin e SPAK-ut dhe këtu gjej rastin për t’iu sqaruar që GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së që në vitin 2016 kur janë krijuar këto institucione është caktuar më ligj që janë të survejuara nga SPAK, të kontrolluara nga SPAK, prandaj dhe drejtuesi i saj thotë “Afërmendësh”, ato vendosin siç themi ne. Dhe kjo është antikushtetuese, është antiligjore dhe proceduriale, antimorale dhe antietike, kjo cenon drejtpërsëdrejti lirinë e këtyre gjykatave dhe posaçërisht në një çështje të tillë me një ngarkesë 100 për qind politike siç është çështja e zotit Berisha.

Në fakt çfarë thotë Gjykata e Lartë. E para miraton të dyja vendimet të shkallës së parë dhe të Apelit të gjykatës antikorrupsion. Në akt atody vendime kanë një ndryshim nga njëra tjetra por që sigurisht ata, duke mos u marrë me thelbin e kërkimit tonë, ata i kanë dhënë ngjyrat e penelatat që ata kanë dashur. E rëndësishme për ata është diapozitivi i vendimit, nuk është pjesa arsyetuese e vendimit e cila ne fakt përben esencën dhe thelbin e një çështje. Atyre u intereson vetëm rrëzimi i kërkesës të cilës ja kanë mbërritur. Dhe mbërrijmë në gjykatën e lartë. Këtu është pjesa më alarmante.

Gjykata e Lartë si gjykatë ligji dhe Gjykatë kontrolluese e ligjshmërisë së gjykatave të mëposhtëme jo vetëm bie dakord me të dyja gjykatat që japin versione të ndryshme por nuk bënë asnjë lloj interpretimi ndryshe nga ato, Pra këtu është ajo që ju thashë. Shtrëngimi i radhëve në tre shkallët e gjyqësorit që me çështjen Berisha duhet të ketë vetëm një dispozitiv, rrëzim të kërkesës. Dhe vazhdon Gjykata e Lartë thotë, kërkimi i avokatëve thotë ka të bëjë më mënyrën se si ekzekutohet nëj masë sigurimi. Në fakt masën e sigurimit kush e ekzekuton dhe e kontrollon, SPAK-u. Atëherë edhe vajtjen në kuvend e kontrolloka SPAK-u. Sepse Gjykata jonë e lartë që në fakt është më e ulta e lidh me masën e sigurimit që ka kërkura SPAK. Dhe që e miraton afërmendësh GJKKO dhe që pa problem e lë në fuqi Apeli.

Ky është rrethi vicioz ku  çdo person i Republikës së Shqipërisë po u fut atje. Ai është trekendëshi i Bermudës, nga i cili s’ke ku del  sepse edhe kur je ne Gkykate je në SPAK. Dhe kur je ne Apel je ne SPAK. Dhe kur je në Gjykatë të Lartë je prapë në SPAK. E në këtë situatë nuk mund të flitet më për gjendje ligjore dhe gjykata e lartë po ta shikoni me dashje nuk bën ndryshimin thelbësor midis një shtetasi dhe një deputeti me mandat. Pra i barazon këto dy koncepte ndërkohe që legjislacioni ai kushtetues e bën të qartë ndryshimin sepse deputeti është i zgjedhur.

Sot nuk mund të pezullosh nje të zgjedhur lokal dhe jo më një deputet i zgjedhur nga populli. Por megjithatë këtu nuk ka një vendim që të pezullohet nga detyra, ama po veprohet sikur të ketë një vendim. Cila ndërgjegje juridike e lejon këtë, cili gjyqtar i GJL mund të anashkalojë thelbin e kësaj çështje e ta trajtojë zotin Berisha dhe të gjithë deputetët e Kuvendit ti trajtojë si njerëz të zakonshëm pa mandat. Dhe mandati thotë ligji ndërpritet në momentin ku ka një vendim të formës së prerë., U bë një zhurmë që qëllimi është ti ndërpritet mandati. Jo, e morën vesh që mandati nuk mund ti ndërpritej. Arbitrarishit SPAK dhe gjykatat ja mohuan të drejtën Berishës për të vajtur në Kuvend”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …