Bardhi nga Mallakastra: Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht dejtues Politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazmend Bardhi, ka zhvilluar një takim në Mallakastër së bashku me strukturat drejtuese të partisë ku foli mbi situatën aktuale politike dhe përpjekjet për forcimin e partisë në zonën që përfaqëson.

Bardhi thekson rëndësinë e bashkimit të strukturave drejtuese të partisë dhe thirrjen për përfshirjen e të gjithë kontribuesve të PD-së ndër vite, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për të rifituar besimin e qytetarëve.

Bardhi theksoi po ashtu se Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

“Në Mallakastër, sëbashku me strukturat drejtuese të partisë, nisëm punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar.

Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk e shpëton dot Ballukun?/ Shpjegimi i Eduart Halimit

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, tha mbrëmjen e sotme se SPAK e Gjykata e Posaçme …