Bardhi: Rama na ka shpallur luftë! Nesër parlamenti nuk do të ketë seancë normale!

Deklarata e Gazment Bardhit për mediat

Grupi parlamentar do të jetë në mbledhjen sekretariatit të orës 15:00 si formë e mosdakordësisë tonë me këtë përshkallëzim që PS po i bën grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Të përjashtosh opozitën nga Kuvendi, të burgosësh opozitën për fjalën e lirë, të pengosh opozitën të kryejë funksionet veta, të tentosh ta asgjësosh opozitën, siç e kam thënë edhe më parë është shpallje lufte ndaj PD-së, grupit parlamentar të PD-së dhe opozitës në tërësi.

Sa i takon seancës së nesërme, grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme.

Strategjitë se çfarë do të bëjmë do ti mësoni aty’, tha kreu i grupit parlamentar te PD, Gazment Bardhi per mediat.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …