Ndreca i Ramës bën zhurmuesin në Komisionin Parlamentar, Vokshi e paralajmëron

Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Parlamentin e Shqipërisë.

Nënkryetari i Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Plarent Ndreca tha se Ina Zhupa dhe Albana Vokshi po bëjnë propagandën e PD në komision.

Ndërsa, Zhupa tha se koha e maxhorancës ka përfunduar. Vokshi paralajmëroi Ndrecën se do e përjashtojë nga salla. Ajo hodhi akuza se po uzurpohet komisioni dhe se garda po pengon deputetët që të futen në seancë plenare në Kuvend.

“Do i kërkoja kryesisë së vogël të komisionit dhe anëtarëve të mos vijojnë më provokimet. Po kërkoni të uzurponi komisionin, të minoni hetimet. Mos provokoni me gardën tek dera që nuk lejojnë deputetet e opozitës të hyjnë në Kuvend. Kush është punonjësi i gardes që nuk lejon përfaqësuesin e popullit të hyje në komision”, tha ajo

Ina Zhupa: Shëndetësia sot është në ditën më të zezë.

Plarent Ndreca: Keni ardhur për mbledhje apo konferencë për shtyp. Nëse keni ardhur për mbledhje, lëvizni. A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?

Ina Zhupa: Iu ka mbaruar durimi, siç iu ka mbaruar koha. Harrojeni se mund të krijoni neo-diktaturë. Mbylle mikrofonin, se nuk ta ka dhënë lejen kryetarja.

Albana VokshiUnë jam kryetarja këtu.

Plarent Ndreca: Mos e ktheni në mbledhje të PD-së këtu.

Albana VokshiTy të duket normale që të përjashtohen 24 deputetë dhe të hyjnë në Kuvend me dhunë. Do të përjashtoj z Ndreca.

Plarent Ndreca: Puna e Gardës nuk është puna ime.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …