Dënimi politik me burg/ Gjykata e Tiranës shqyrton kërkesën e Salianjit

Gjykata e Tiranës shqyrton sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg

Kërkesa është depozituar me 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht ne polici pas vendimit të formës së prerë që e dënoi atë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “babale”.

Salianji i cili mbahet i izoluar në burgun e Fierit pritet të përfaqësohet nga avokatet dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

Avokatet pritet të tërhiqen nga kjo kërkesë pasi nuk ka me objekt.

Tashme mjeti ligjor i Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet Gjykata e Lartë e cila me datën 15 tetor do të shqyrtoje kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …