Do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike/ Kush e përgjoi Linda Ramën?

Sali BERISHA

Narkoshteti po shkërmoqet!

Po degradon!

Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale.

Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind.

Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.

Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit.

Edi Rama vetë qëndron nën partinë.

Se atyre u thotë u tërheq unë.

Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm.

Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së, drejtuesja e saj.

Ua kam thënë edhe njëherë, po të lexoni veprën e pavdekshme të Heminguejt, aty ndër personazhet janë edhe Pablo dhe Pilari.

Pablo është ish-komandanti që ka degraduar plotësisht dhe urdhrat dhe vendimet i merrte vetëm Pilari.

De facto është e njëjta situatë në qeverinë shqiptare.

Në një mbledhje të ngushtë, Lubia i thotë Ramës përsëri se në çdo ndjekje time penale, në çdo dosje të ndjekjes time penale, 60 përqind është e jotja.

Kjo është e vërteta.

Domethënë, po shkova, do të marr me vete. E pamëshirë!

Ka bllokuar heqjen e ministrave që emëroi, të cilët janë përgjegjës në një seri dosjesh të Lubisë se i kishte jo shefa kabineti, jo drejtorë, etj me radhë.

Pra, lëshimet nuk u bënë.

Gojët e liga, që nuk duhet t’i përmendim, duan të thonë se me Oltion Bistrin regjistrime i janë bërë edhe Lindës së Surrelit.

Tani këtë mos e merrni për të qenë, unë them se çfarë thuhet, por ka të dhëna… aty ku ka zë, nuk është pa gjë, thotë populli.

Është thirrur për emergjencë Aleks Soros.

Po se çfarë mund t’i bëjë një kufome të pakallur, le ta shohin.

Shqiptarët në mënyrë përfundimtare i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës.

Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike.

Opozita do të jetë e tëra në misionin e saj, largimin sa më shpejt të Edi Ramës, qeverinë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

About Krye Redaktor

Check Also

Alex Soros është thirrur me urgjencë

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Soros po ndërhyn në zhvillimet politike në …