Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Soros po ndërhyn në zhvillimet politike në Shqipëri. Sipas tij, shqiptarët ia kanë dhënë tashmë verdiktin kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëroi një vjeshtë me tensione të larta politike.
“Është thirrur për emergjencë Aleks Soros. Po se çfarë mund t’i bëjë një kufome të pakallur, le ta shohin”, u shpreh Berisha.
Ai vijoi duke deklaruar se opozita do të fokusohet në largimin e qeverisë Rama dhe në krijimin e një qeverie kujdestare, me synim zhvillimin e zgjedhjeve që i cilëson si të lira dhe të ndershme.
Sipas tij, opozita do të jetë e bashkuar në misionin për largimin e Edi Ramës nga pushteti.
“Është thirrur për emergjencë Aleks Soros. Po se çfarë mund t’i bëjë një kufome të pakallur, le ta shohin. Shqiptarët në mënyrë përfundimtare i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës. Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike. Opozita do të jetë e tëra në misionin e saj, largimin sa më shpejt të Edi Ramës, qeverinë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.
Gazeta RD