Qesharaku i Presidencës e thërret Erdoganin, shkurt Erdi, video

Në një video të publikuar nga Rexhep Taip Erdogan në rrjetet sociale tregohen pamjet e para nga takimi mes tij dhe presidentit Bajram Begaj në ambientet e brendshme të Presidencës në Tiranë.

Begaj dëgjohet t’i thotë përkthyesit në një moment që godina dhe zyra e tij janë të vogla, rreth 500 m2 në total, dhe do t’i kërkojë kryeministrit një godinë të re. Aty bie në sy se si Begaj nuk e thërret homologun e tij me emrin gjatë Erdogan, por shkurt duke e quajtur “ERDI”.

“Po i them Erdit, që kemi nevojë për të ndërtuar një ndërtesë tjetër”, dëgjohet të thotë presidenti Begaj.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Himçi: Mazniku dhe Llatja “konsultim” për reformën territoriale sa për sy e faqe! Skenari për të shkrirë Cërrikun dhe Belshin

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, BLENDI HIMÇI Procesi i konsultimeve publike për reformën territoriale, …