Diaspora amerikane i përbuz komunistët

Nga Redin HAFIZI

Diaspora e vërtetë në Amerikë kurrë nuk do të votojë për partinë që ka 83 vjet që diskriminon Shqiptarët për bindje politike. Shqipëria nuk është demokraci fare, por ka rënë në diktatin e njëshit dhe në rrespekt të jetëve të humbura në luftën kundër diktaturës, diaspora Amerikane nuk voton për pushtetin e Edi Ramës.

Lakej të Ramës janë shpërndarë nëpër botë për të bërë thirrje që vota e diasporës të mbështesë ish komunistët në pushtet. Por si ka mundësi që diaspora të mbështesë Ramën? Si ka mundësi që ne emigrantët t’i deklarojmë qytetarëve të vendit ku strehoemi se në vendin tonë çdo gjë është normale, por ne zgjodhëm të vijmë e jetojmë me qytetarë të një vendi tjetër duke u bërë barrë për atë vend tjetër. Unë e mendoj kështu pasi e dua Shqipërinë, kurrë nuk e kisha menduar të largohem në këtë mënyrë dhe rrespektoj dinjitetin e diasporës në Amerikë. Është vërtet një emër i madh.

Kur erdha në Amerikë menjëherë vendosa kontakte me Organizatën “Vatra”. Atëherë ne organizuam edhe një protestë përballë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara kur kryeministri i asaj kohe Fatos Nano do të fliste përpara Asamblesë së Përgjithëshme. Shqiptarët ishin në rrugë për të mbrojtur fatin e familjeve të tyre që në atë kohë po humbnin jetë të rinjsh e pleqsh përmes gomoneve të vdekjes. Ne protestuam përballë ndërtesës së OKB për këtë plagë. Kjo ishte “Vatra” e të madhit Agim Karagjozi dhe grupit të tij nga Shqipëria dhe Kosova dhe kjo ishte vatra jonë e vërtetë.

Më pas diaspora u sulmua nga studentë të paguar nga fondacioni Soros dhe këtu mori rol kryesor Erion Veliaj si financier i fondacionit Soros për Shqipërinë dhe diasporën. Mbiemra si Malile, Stefani, Xhaçka, Zhurda, Çuko apo edhe prona të blera nga familje të nomenklaturës së kuqe në Detroit, Neë York dhe LA u vunë në dispozicion të propagandës së kuqe që me Obamën po lulëzon edhe në Amerikë. Propaganda nisi në USA dhe zbatuesit u caktuan në Shqipëri nga Soros.

Ky fondacion thjesht synon kontrollin e kombeve duke kthyer në kukulla liderë të maxhorancës, por edhe të opozitës. Pra në një sistem të tillë ku media luan rolin kryesor, nuk mund të pretendohet për liri dhe të drejta të qytetarëve. Ne u larguam të kërkojmë liri dhe të drejta gjetiu, larg sistemeve të tipit diktatorial që Rama e kopjon nga Kina me ndihmën e kriminelit Fatmir Xhafa që mban ende autoktoninë e diktaturës së Enver Hoxhës. Në Shqipëri diktatura është kriminale dhe e përgjakëshme, pasi familjet mafioze në pushtet luftojnë mes tyre dhe populli vuan. Ne u larguam nga ky skenar dhe e gjithë diaspora do të votojë kundër kriminelëve komunistë në pushtet. Gjithashtu si diasporë ne do të përbuzim ndikimin e familjeve të nomenklaturës së kuqe të Ramiz Alisë kudo në botë.

Diaspora Shqiptare u krijua nga individë të përzënë nga regjimet në Shqipëri. E si mund të mendohet që të votojmë për një parti që për 83 vjet jo vetëm vret dhe burgos Shqiptarët, por koncepti më demokratik i PS është të diskriminojë për bindje politike dhe të detyrojë me largim çdo individ që shprehet kundër. Ka ardhur koha që të shprehurit kundër sot do të rrëzojë Edi Ramën dhe kjo është liria.

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …