Urdhri i Partisë-Shtet për manipulimin e zgjedhjeve: Gjeni emra dhe karta identiteti të votuesve emigrantë

Partia Socialiste kërkon nga punonjësit e administratës emrat e miqve apo të afërmve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit në mënyrë që t’i patronazhojë për zgjedhjet e 2025. Sinjalizimet se administrata është nën presion janë të shumta. Kreu i departamentit për mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar një mesazh që i është dërguar punonjësve të administratës dhe ku kërkohen emrat dhe adresat e 5 antarëve të familjes së tyre, apo miq që jetojnë jashtë vendit. Foto më poshtë:

“Antiligji ne veprim: punonjesve te administrates shteterore ju kerkohet te sjellin listat me te pakten 5 persona jashte shtetit qe kane vendosur te shkelin ligjin dhe te deklarojne voten per PS! Vota eshte e fshehte thuhet ne Kushtetute por kur ligjin e shkel Edi Rama menser #spak behet si leter higjenike e fshihet dhe nuk guxon te hetoje krimet zgjedhore sic u deshmua me dosjet 184 dhe 339” shkruan Malltezi në rrjetet sociale, ku ka publikuar mesazhin e sipërm.

Mbetet për t’u parë nëse do të funksionojë me emigrantët skema e patronazhimit. Duke qenë se emigrantët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, janë më të vështirë për t’u shantazhuar përmes vendit të punës, ndihmës ekonomike, legalizimeve etj. Ndaj kjo përpjekje e socialistëve për të “shtrydhur” punonjësit administratës, jo vetëm duke i diktuar votën e tyre personale, por edhe të miqve dhe të të afërmve që jetojnë jashtë nuk është çudi të kthehet në efekt të kundërt.

About Krye Redaktor

Check Also

VOA jep shifrën dramatike: Mbi 46 % e popullsisë në Shqipëri në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë …