CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha: Me zgjedhje të lira partia e krimit të Edi Ramës do ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ‘92

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me zgjedhje të lira partia e krimit të Edi Ramës do ndahet më keq se e njëjta parti e Ramiz Alisë në vitin 1992.

Berisha tha se, është e vërtetë që në republikën e Xhorxh Sorosit, jo Xhorxh Oruellit, drejtësia u shndërrua në degë të ekzekutivit.

“Por është e vërtetë që PD beson në një drejtësi të pavarur.

Beson në një drejtësi që zbaton ligjin dhe Kushtetutën.

Në këtë kontekst, ne jemi të angazhuar në një betejë pa kthim të mosbindjes civile për krijimin e një qeverie teknike në mënyrë që shqiptarët të mund të votojnë të lirë, me bindjen më të thellë se me zgjedhje të lira, partia e krimit të Edi Ramës do ndahet më keq se e njëjta parti e Ramiz Alisë në vitin 1992.

Pra, është në dorën e demokratëve, të PD dhe opozitës, që në këtë betejë të rikthejë votën e lirë, të garantojë rotacionin dhe normalizimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vasili: Rama mashtroi publikisht shqiptarët! Ambasadorë, ktheni dekoratat pas

Deputeti i PL, Petrit Vasili iu ka bërë thirrje ambasadorëve të dekoruar nga Rama më …