Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë! Asgjë nuk na ndalon në realizimin e qëllimeve tona!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, mosbindja civile e nisur në 7 tetor do të vazhdojë.

“Mirënjohje të pakufishme popullit opozitar.

Ai ajo mosbindje civile e 7 tetorit u dëshmoi të gjithë skeptikëve në opozitë se cili është shpirti i vërtetë opozitar i qytetarëve shqiptarë.

Të gjithë ata që murmurisnin dhe pëshpëritnin se shqiptarët nuk ngrihen, e panë se cilët ishin shqiptarët dhe sa të gatshëm ishin.

Duhet të vazhdojë menjëherë dhe sa më shpejt me 77 metoda, praktika të mosbindjes civile.

Asgjë nuk na ndalon ne në realizimin e qëllimeve tona, qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …