Noka: Horrat rilindas të veshur me kostumin e “gardistëve” dhunojnë gratë deputete, 500 forca speciale policore…

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD, në emisionin “Open” në News24 duke komentuar përplasjet mes deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës dhe Forcat speciale të Policisë së Shtetit tha se kjo ishte një tjetër mosbindje civile.

Noka e konsideroi të paprecedentë atë që ndodhi sot në Parlament, duke shtuar se ishin angazhuar mbi 200 gardistë.

“Për çfarë ishte kjo situatë? Për të ndaluar 50 deputetë të opozitës”, tha Noka.

Ai tha se gjithashtu u angazhuar 500 forca speciale policore brenda rrethimit të Kuvendit. Si ish-ministër i Brendshëm, Noka u shpreh se asnjë gardist nuk ka të drejtë të prekë deputetët.

“Deputeti kërkon të hapë rrugën, të hyjë në sallën e Kuvendit të ushtrojë detyrën e tij. A ndodh në ndonjë Parlament të një vendi demokratik, që të vendosen 200 gardistë përpara derës për të ndaluar deputetët që të hyjnë të kryejnë detyrën e tyre? A keni parë pamjet e brendshme se si horrat rilindas, të veshur me kostumin e “gardistëve” dhunojnë gratë deputete”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …