Lewandowski te Barcelona, zbulohen detajet e marrëveshjes

Robert Lewandowski raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën. Sipas “Interia Sport”, sulmuesi i Bayernit ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë tri-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Mediumi polak gjithashtu ka raportuar se tashmë janë gjasat shumë të mëdha që edhe klubi gjerman të lejojë largimin e Lewandowskit.

Sulmuesi polak me kampionin në fuqi gjerman ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

33-vjeçari është një nga golashënuesit më të rrezikshëm në botë. Ai deri më tani në këtë sezon ka shënuar 46 gola në 40 ndeshje.

Lewandowski ka fituar gjithçka që është e mundur me “Bavarezët” dhe tani thuhet se është i etur për të nisur një sfidë të fundit.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply