?????????????????????????????????????????????????????????

Të votuarit e Partisë së Krimit në Durrës! Berisha nxjerr fotot: Mungojnë edhe dy të tjerë!

Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, një nga deputetët më të votuar në Durrës nga Partia Socialiste, zbuloi edhe njëherë përmasat e manipulimit zgjedhor në vend.

Krimi i organizuar e kishte caktuar Çyrbjen në vend të sigurt në listë dhe krimi i organizuar i kishte mbledhur votat për të.

Përmasat e masakrës zgjedhore kanë qenë veçanërisht të dukshme në qarkun e Durrësit.

Në pranga deri tani kanë rënë dy nga deputetët më të votuar, Jurgis Çyrbja dhe Lefter Koka. Ndërkohë që Rrahman Rraja ka hequr dorë nga mandati. Kurse ish-kryebashkiaku Vangjush Dako u arrestua dhe po hetohet për të paktën dy dosje.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një fotomontazh, ku tregohen të gjithë personazhet e krimit zgjedhor në Durrës.

“Të votuarit e Partisë së Krimit në Durrës!

P.s. mungojnë dy të tjerë: Sako dhe Çela!”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Partizanin”/ Malltezi: Taulanti nuk kishte asnjë provë, bazohej tek ‘ZP’ dhe fjala e partisë…

Një ditë pas gjyqit ‘Partizani’ ku dëshmoi Taulant Balla, ka reaguar sërish Jamambër Malltezi lidhur …