Show mafioz ndaj ish-Presidentit

Nga Alba KEPI

Show-i policorë për të terrorizuar popullin e për të treguar forcën.

Show-i i drejtësisë për të neutralizuar kritikat e justifikuar reformën.

Show-i mediatik për tê harruar arrestimet e djeshme e skandalet e sotme.

Nuk dihej vallë adresa e Ish-Presidentit qê u desh ky mega aksion forcash speciale mes autostradës?

Nuk mund të arrihej me një thirrje të drejtpërdrejtë në organet e drejtësisë.

Në këtë vend ku mafiozi e krimineli, hajduti e mashtuesi hyjnë e dalin sa herë të duan në kufi, u desh ky demostrim terrori për të treguar suksesin e Drejtësisë?

Në asnjë vend demokratik nuk do mund tê ndodhte njê arrestim i tillë ndaj një ish Presidenti Republike e Kryetar i një Partie.

Drejtësia bazohet në pilastra instrumentash demokratike e norma të drejtash e lirish civile, por në Shqipëri nuk ka mbetë më asgjë Demokratike.
Neodiktaturë!

About Redaksia

Check Also

100 ditë

Nga Lutfi DERVISHI Ai grusht aktivistësh që doli më 31 maj para Drejtorisë së Policisë …