Meta reagon nga qelia: Rrëmbimi im në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar nga qelia, pasi u arrestua sot me urdhër të SPAK, teksa u shoqërua dhunshëm nga efektivët e Policisë, duke u tërhequr zvarrë nga automjeti i tij.

Teksa falenderon anëtarët e PL-së për mbështetjen që i kanë dhënë, Meta shprehet se nga lufta e tyre nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se rrëmbimi i tij sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ai shton më tej se tashmë ndihet më i fortë dhe beson edhe më shumë në pafajlsinë e tij.

Meta deklaron se ndihet krenar që është rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin e tij dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Reagimi i plotë

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Pisllëqe nën regjinë e Edi Ramës dhe kukullave të tij të emëruar në drejtësi!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi e ka quajtur ‘ballo me maska’ …