Një kërkesë “miqësore” për zonjën Nansi VonHon!

Nga Adriana KALAJA

(Ju që nuk e dini, Znj. VonHon, është e dërguara me punë në ambasadën e SHBA).

Pashë se Ju Znj. VonHon, po zhvilloni një takim me Ministrin e Brendshëm (fatkeqësisht dmth).

Në këto kushte, po Ju kërkoj “miqësisht”, që pasi të mbaroni takimin me pinjollin e diktatorit Enver Hoxha:

– të ndalonit, meqenëse e keni afër, te Sheshi i Teatrit Kombëtar e të pyesni se pse vijojnë punimet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 29 datë 2.7.2021?

– nga aty, sërish e keni afër, të shkoni te prona publike, ngjitur me Sheshin e Teatrit, dhe të pyesni se pse i dha banditi Veliaj 2 000 m2 pronë publike Shkëlqim Fushës për ndërtimin e një kulle 33 kat një javë para zgjedhjeve të 14 majit 2023?

– jeni që jeni aty, pyeteni edhe pse dhe cili ishte promotori në miratimin e ligjit special “Fusha” që Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues?

– nëse nuk do e harroni, Ju kujtoj se ligjin me porosi dhe sponsorizim të oligarkut Fusha, në Kushtetuese e dërgoi Presidenti Ilir Meta, pasi e kishte refuzuar t’a dekretonte dy herë.

– nëse këto përgjigje nuk do i gjeni në sheshin ku po pastrohen para të pista, kjo sipas mediave shumë prestigjoze edhe amerikane, jeni shumë afër për të shkuar në Bashkinë Tiranë, ku ndodhen njëkohësisht dhe Selia e 5 D, Tirana DC, 7 S, La Brisa etj., etj., etj.

– kur të jeni aty, pyeteni se ku janë sot drejtuesit ligjor të 5 D, Tirana DC, 7 S, La Brisa etj., etj., etj., se pronar faktik është banditi Erion Veliaj?

– pyeteni se pse vendimet e shoqërisë La Brisa me Seli në Dhërmi Vlorë, meren në Bashkinë Tiranë?

– nga aty, dilni te Sheshi Skëndërbej, i cili u shtrua mbi gjakun e Ardit Gjoklajt nga Shkëlqim Fusha dhe me këtë rast pyeteni vrasësin Veliaj se kush e amnistoi nga ky krim?

– aty nga Sheshi Skëndërbej, jeni që jeni, pyesni se pse i pagoi akomodimin 920 euro/nata Shkëlqim Fusha në Barcelonë për Arbjan Maznikun, ish nënkryetar i Bashkisë e sot ministër dhe dhëndrin e Fatmir Xhafajt Driton Baboçit?

– po nga aty, pyesni pak se kush i amnistoi këta të korruptuar në “Drejtësinë e Re” të mbështetur dhe sponsorizuar edhe nga taksat e qytetarëve amerikanë?

– nga Sheshi Skëndërbej, as 500 m do shihmi disa kate pa leje mbi disa kate pa leje te Kulla e Armando Lilos, ose dhëndrit të Fatmir Xhafajt që drejton komisionin anti drejtësi, dhe pyeteni banditin Veliaj se a i ka “parë” apo jo nga dritarka e zyrës së tij këto kate dhe pse nuk është vepruar si në rastin e një çatie nga një qytetar i thjeshtë?

– në vijë ajrore, jeni shumë afër me SPAK, dhe mirë do ishte t’i bënit disa pyetje Dumanit Altin që besoj se nuk i’a bëtë në takimin e para disa ditësh:

  1. Pse nuk hetohet çështja e Teatrit Kombëtar me autorë kryesor drejtuesit e grupit të strukturuar Rama -Veliaj dhe me prova që prej dhjetorit 2019?
  2. Pse amnistohet Erion Veliaj nga aferat korruptive dhe kriminale të Bashkisë Tiranë, duke filluar nga inceneratori e deri te 5D, 7S, Tirana DC, La Brisa etj., etj., etj.?
  3. Kush mban përgjegjësi ligjore për dëmin e shkaktuar moral dhe financiar, për pafajësinë që morën 11 të akuzuar nga Dumani Altin dhe hetuesi Arben Kraja?
  4. Meqenëse do jeni aty, pyeteni Arben Krajën, a i gjeti ata skifterët që i vodhën vilën te Gjiri i Lalzit dhe pse e mohoi një gjë të tillë?
  5. Pyete Dumanin Altin se pse vijojmë të paguajmë 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston?
  6. Pyete Dumanin Altin se pse paguajmë 75 mijë euro në ditë për tigrin 1 dhe 2 në Vlorë të sjella nga mafiozja Yuri Kim dhe Bel(l)a Mafia ose Balluku?
  7. Pyete prokurorin Sotir Kllapi se kush është subjekti që ka kryer korrupsion aktiv në rastin e Z. Meta, se në jurispridencë nuk mund të ekzitojë korrupsioni pasiv pa atë aktiv?
  8. Sotir Kllapin se pse hoqi dorë nga akuza ndaj një subjekti të OFL, pas dy vitesh që e persekutonte nëpër gjykatë dhe për të cilin po “heton” ILD?
  9. Pyete Dumanin Altin se pse i bëri me mos fillim cështje shumë të rëndësishme nga Porti i Durrësit te Becheti?
  10. Pyete Dumanin Altin se a rezultojnë në afera korruptive 19 gjyqtarë dhe prokurorë, nga këta 3 nga SPAK dhe 1 nga GJKKO në dosjen e Toyota Yaris për të cilën është marë vendimi i mos publikimit?

– që të kuptoni vërtetësinë e këtyre kërkesave të mia, taksirat do thonin tironsit e ke, të shkoni vetë në Sharrë e të pyesni:

  1. Ku është vendi që u vra Ardit Gjoklaj?
  2. Ku është inceneratori që paguajmë 80 mijë euro/ditë?

– rrugës për në Sharrë, mirë është të kaloni nga Unaza e Re e të pyesni:

  1. Çfarë u bë me ata që falsifikuan firmën e një guvernatori ameriksn?
  2. Çfarë ka të veçantë ky ndërtim ku kilometri ka shkuar 24 milionë euro?
  3. Pse akoma banorët e kësaj zone vijojnë të qëndrojnë në qiell të hapur?

*** mirë do ishte në fakt tē shkonit edhe te rruga 5 maji, Shkozë apo Bregu i Lumit, ku familjarë me fëmijë të mitur janë nxjerrë jashtë dhunshëm e me gaz lotsjellës, në 4 të mëngjesit, për të vetmin “faj” se aty oligarkët do ndërtonin një kullë, por e kuptoj se brenda një dite nuk arrini dot.

Ndaj po e lë për një ditë tjetër……

Edhe xhiron nëpër Shpipëri, J’ua rekomandoj një ditë tjetër, por mos e bëni si mafiozja Yuri Kim…

Do J’ua rekomandoj së shpejti nga Durrësi, Vlorë e Sarandë e deri në Gjadër….

Për të mos e lodhur më shumë të dërguarën e amerikës, më poshtë pyetjet po i’a bëj publikut:

  1. Nuk di a u diskutua me pinjollin e diktatorit, skandali “Romina” në Ministrinë e Brendshme?
  2. Më duket mua apo këto sorosistet, vijnë si të dërguara të SHBA dhe Spiropalizohen brenda muajit?

PS: Znj. VonHon, ju sugjeroj se për pyetjet që nuk do merni përgjigje nga Dumani Altin, mund t’ja drejtoni Dumanit Nuredin se besoj se i di më mirë.

About Redaksia

Check Also

Mashtruesi i korridoreve të Brukselit!

Nga Armand MAHO “Mos gënje, edhe nëse je në politikë”- Robert Shuman! Nëse ideatori i BE …