CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Kryemadhi: A do t’i nxjerrë SPAK mesazhet e mia me Fugën, Ramën dhe Kodhelin?

Monika Kryemadhi akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka nxjerrë ‘sekrete hetimore’ në njoftimin zyrtar për mediat të publikuar një ditë më parë, ku detajoheshin hetimet kundër saj dhe Ilir Metës.

“Jam e bindur që është shkruar në zyrën e Endri Fugës. Jam shumë kurioze dhe ta dijë a do t’i nxjerrin ato mesazhe që kam unë me Endri Fugën, me Edi Ramën, me Saimir Tahirin, me Taulant Ballën, me Mimi Kodhelin, me Milena Hariton. Megjithëse unë atë kohë, me thënë të drejtën, dashuri me ministrat e PS-së kam pasur, se me ministrat e LSI-së kam qenë në konflikt të hapur”, tha Kryemadhi në konferecën për shtyp.

Kryemadhi tha se është e vendosur të vazhdojë përplasjen e saj juridike dhe politike lidhur me çështjen e incineratorëve dhe dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve me para jolegalisht të fituara.

“Do të kemi komunikime të tjera, sepse do të studiojmë dosjen, do të përballemi në sencat gjyqësore. Do të ndjekim përsëri çështjen e inceneratorëve”, shtoi Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …