Berisha: Me aktin e djeshëm, Rama kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ia ka faturuar Edi Ramës aktin e djeshëm ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që sipas kryedemokratit, kërkon të frikësojë qytetarët.

Berisha tha se, me aktin e djeshëm, Rama kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, kërkon të trembë qytetarët.

“Të dashur miq, me aktin e djeshëm, me pusinë për ta ekzekutuar apo rrëmbyer, Edi Rama përveçse të shfrynte urrejtjen e tij kafshërore shtazore ndaj kundërshtarit politik, kërkonte me çdo kusht dhe kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, të trembë qytetarët.

Kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij.

Kërkonte me çdo kusht t’i ndryjë në konformizëm, armikun më të egër, intelektualët e vendit, duke i trembur se një fat si ai i djeshmi i ish-presidentit, mund t’i presë edhe ata në çdo moment.

Me këtë akt, për çdo opozitar dhe demokrat, Edi Rama firmosi përballjen dhëmb për dhëmb.

Përballjen me guximin dhe shpirtin e tyre të pamposhtur.

Përballjen me sakrificat e tyre me çdo çmim për rrëzimin e kësaj diktaturë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Ndaj dhe sonte thirrja ime është para së gjithash e mbi të gjitha për të rinjtë shqiptarë, ne që kaluam rininë në diktaturë, skena të tilla publike, prita me banditë të heqjes zvarrë, i kemi jashtëzakonisht të rralla.

Kurse ju, iu takoi të shihni cili është shpirti i vërtetë i Edi Ramës.

Cili është morali i bastardit pasardhës i Enver Hoxhës, ministrit me dy mbiemra apo tre.

Cila është fytyra e vërtetë e Dumanit, këtij mercenari më kriminel se Nuredini.

Cili është morali, karakteri i banditit Proda, narkokomisarit që ka për mbiemër të dytë Shullazi apo Troplini”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …