Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK për tu njohur me masën e sigurisë.
Në një komunikim të shkurtër me mediat, Kryemadhi u shpreh se, po shkon që ti kërkojë SPAK-ut llogari, se kush e ka shpërndarë dosjen me sekrete hetimore brenda saj.
Ajo deklaroi se, kjo nuk është drejtësia e shqiptarëve, por e Edi Ramës.
Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Nëse inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë se çfarë do të thotë fjala kastruar, për të kërkuar dhe treguar nga ata se kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor.
Pra për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës, nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët dhe e partnerëve tanë për të cilën kanë shpenzuar me miliona dollarë dhe euro, por për të kuptuar se është drejtësia e propagandës së Edi Ramës.
Megjithatë do të shikojmë, t’ju shikojmë dhe fytyrat se si i kanë, do ta përballojnë dot apo jo, kështu që shihemi më pas.
Gazeta RD