Spahia: Faktet e Eurostat dhe Bankës Botërore grisën përfundimisht maskën e këtij pushteti hajdut!

Nga Bardh SPAHIA

Shqipëria është damkosur zyrtarisht me rekordin më të zi në Europë, ku familjet detyrohen të paguajnë nga xhepi mbi 48% të çdo fature shëndetësore, ndërsa shërbimet reale që marrin nuk kapin as 40% të mesatares europiane.

Këto nuk janë thjesht statistika të ftohta por dënime me vdekje për mijëra qytetarë të cilët nuk përballojnë dot kurimin.

Ndërsa miliardat e buxhetit zhvaten përmes koncesioneve kriminale e tenderave të korruptuar për të ushqyer luksin e një klike hajdutësh, shqiptarët lihen të vdesin dyerve të spitaleve pa ilaçe, pa aparatura dhe pa asnjë mbështetje. Po vidhet buka e gojës, po vidhet e ardhmja, dhe tani po vidhet haptazi vetë jeta!

Një regjim që pasurohet mbi gjakun, dhimbjen dhe varfërimin e njerëzve të tij meriton përçmim dhe reagim pa ndërprerje.

Çdo qytetar, çdo prind dhe çdo i ri duhet të ngrihet fuqishëm në sheshe për të mbrojtur jetën, dinjitetin dhe familjen. Kjo qeveri e kalbur deri në palcë duhet të shporret një orë e më parë me dorëheqje të menjëhershme dhe përgjegjësit të përfundojnë para drejtësisë për krimin makabër të braktisjes dhe zhvatjes së një populli të tërë!

About Redaksia

Check Also

Protestuesit po kërkojnë tani arrestimin e Ramës

Është mbyllur protesta e 120-të qytetare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë të diel në Tiranë, …