Video e sulmit terrorist në Ankara, u krye kundër objektit “TUSAS”

Mediat turke raportojnë për përleshje të armatosura në Ankara mes forcave speciale dhe terroristëve. Te porta e qendrës së industrisë ajrore shpërtheu një autobombë, ndërsa më pas një grup i armatosur hapi zjarr. 2 persona raportohen të vdekur deri në këto momente, ndërsa ka edhe të plagosur.

Sulmi terrorist u krye kundër objektit “TUSAS” (Qendra për industrinë ajrore). Atentatorët hapën zjarr ndaj njerëzve dhe rojeve të objektit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e sigurisë, ekipet mjekësore dhe zjarrfikëset.

Forcat speciale turke dhe terroristët po zhvillojnë luftime në objektin e sulmuar, raportojnë mediat e Ankarasë.

About Krye Redaktor

Check Also

Si Pentagoni po përshkallëzon luftën e Trump kundër karteleve të drogës

“Wall Street Journal” Një vit pasi nisi të godiste varkat e dyshuara se transportonin drogë, …