Berisha: Pas zgjedhjeve në SHBA, takime do të ketë edhe në Senat e Kongres!

Lideri i opozitës, Sali Berisha e përmbylli fjalimin e tij në këtë mbrëmje të 296-të të tubimit qytetar duke u shprehur se atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë dhe betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë.

Teksa u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së radhës organizuar nga opozita, Berisha u shpreh: Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores.

Berisha: Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.

Po miq!

Sepse kanë hedhur mbi këtë realitet, tonelata gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra.

Pra, ne do të bëjmë gjithçka, por dialogun me qytetarët shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë. Por guximin e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.

Por revoltën e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.

Por atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë nuk e zëvendëson asgjë.

Por betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë.

Betejën e tyre për votën e lirë nuk e zëvendëson asgjë.

Betejën e tyre për ndryshim, rotacion nuk e zëvendëson asgjë.

Ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi në betejë të vazhdueshme.

Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.
Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …