Nesër paralizohet regjimi, qytetarët bllokadë rrugëve nga ora 17.00

Paralizim i plotë i regjimit me bllokaën e rrugëve që nis nesër në ora 17.00.

Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për protestën që do të mbahet të martën në orën 17:00 me bllokimin e disa rrugë. Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.

Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre. Në njoftimin e policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.

Protesta e thirrë nga opozita do të zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendit. Sipas skenarit të PD, përveç bllokimit të Kthesës së Kamzës në Tiranë, vendet ku do të bllokohen janë dhe Milot, mbikalimi i Shkozetit në Durrës, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit në Elbasan.

About Krye Redaktor

Check Also

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, nxënësit: Nuk shkojmë në shkollë sepse s’kemi siguri

Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani shumë pranë ambienteve të shkollës nga bashkëmoshatari i tij, …