Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi është shprehur se s’mund të ketë normalitete në Kuvend, në një kohë kur në Portin e Durrësit mbërritën konejnerët me mbetje toksike, pë rtë cilën tha se i gjithë zinxhiri komandues i Portit duhet të ishte pera drejtësisë.
Sipas Bylukbashit, mbetjet toksike kanë ikur nga Porti me lejen e institucioneve, një produdkt sipas tij i politikës dhe asaj që po ndodh në parlament.
Bylykbashi theksoi gjithashtu se Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale.
Ligjvënësi demokrat tha se mosbindja civile do të vazhdojë, duke mos lejuar normalitet në një kohë zgjedhjet farsë sipas tij janë të vulosur krimin e pushtetit.
“S’mund të ketë seancë kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksie. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet. Zgjedhjet janë element farsë për të vulosur krimin e pushtetit. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhëni kriminale, produkt i poltikës që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, tha Bylykbashi.